Lëmshi i jetës – Ilmi Dervishi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
ILMI DERVISHI
LËMSHI I JETËS
E hodha lëmshin e mbledhur,
Në një natë pa hënë e pa yje,
Në një rrëpirë e kisha zgjedhur,
Nuk ra. E mbajti një nyje…
Nyja e lëmshit tim je ti dashuri,
Ajo e vogëla sa një xixë,
Që jetës i jep ngjyre apo gri,
E bën pranverë a dimër më ngricë
Mbeti lëmshi në lëmshine jetës time,
Një fije pej ndarë e keqja dhe e mira,
Aq pranë gaz-vaji dhe shqetësime,
Thur triko të bukura më dëshira.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com