Krimi në vazhdim – Eshref Berisha
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Urë, shtrije shtatin
E kapu fort me këmb’e duarë
Ne dy brigjet që lëpihen nga lumi i rrëmbyer
Se nga sot do kalojmë mbi shpinën tënde,
këndej nga kaluan barbarët me duarë të përgjakura
Që lan gjurmë të thella të mbuluara me gjak…
Mbaju Urë, ti bartëse e nënave shtazëna
Bartëse e mitrave të boshatisura
Që barbarët i kthyenë në arkivole
E nënat as abort nuk pranuan…
Tani ata “burra” që vunë këmbë në gjurmët plot gjak
Ranë në rrethin e harbutërisë,
(Të dehur, apo të çmendur, nuk e di)
Brohorasin në emër të burrërisë, e Zotit
Atij që kurrë nuk i besuan…
Krimin, me shumë kënaqësi e vazhdojnë…
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com