August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

AJO

e bukur deri në atë masë,
sa ta përshkruash s’e ke të lehtë,
jo, me fjalor të zakonshëm,
po dhe në je artist a poet.

nëna ime që kish pak shkollë,
që çmonte të bukurën, sa s’ka më,
“ashtin zojë e kish ajo”,
do ish përshkrimi i saj, për të!

ajo në jetën, është e dashuruar,
edhe në lulet, në natyrën,
e dashuruar është në vlerën,
në të ndershmën e në të mirën.

një dritë mirësie që ka në shpirt,
i shndrit në fytyrë, si një kometë,
ta do zemra, ta kesh afër,
ta kesh afër, plot një jetë!

po një çikë hajdute, edhe është,
shumë djalit, zemrën i mori,
madje, vajzës që qëndisi flamurin,
shkoi në Vlorë, emrin i vodhi!

ditë feste, sot ka ajo,
unë për të lutem, fort e uroj,
veç një herë në jetë, e kam takuar,
dhe kam “frikë” se e dashuroj!

@gron.jashari

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com