August 10, 2024

Qyteti i boshatisur – Zeqir Hysa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

QYTETI I BOSHATISUR…

Tek leçitem ,nëpër rrugë i pashqetësuar,
mendimi për qytetin,mer udhë i tërbuar,
do flas ,e do bërtas,nga mllefi i revoltuar,
qyteti i zbrazur,për mua shpirt i pranguar.

Rinia ka ikur,rrugët boshe s’frymojnë,
çdo gjë më duket ters dhe pa asnjë shpresë,
veç unë e mosha e tretë,gjendjen ngushëllojmë,
sakrificën e largimit,e kanë të parën ankesë.

Më duket qyteti im,i akulltë pa lëvizje e njerëz,
flasin me veten pleqtë,për kohën e acartë,
brenda shpirtit kanë akoma ndjenjën e shpresës,
Ah,shpresa e tyre plagosur,nga ikja e sertë.

Lamtumirë! Thotë rinia,o qyteti ynë,
një trajsë me tesha mbledhur mes dhimbjes,
në shpirt ndjejnë fort klithmat e largimit,
të vdekur për shpresën e kthimit,qyqja e jetës.

Ikin njerëzit e qytetit,pa ndalur vetëm ikin,
mes dhimbjes së ikjes,shtrëngojnë lotët,
lamtumirë!mes lotësh qytetit i thonë,
shpresa e pranverës,ua vret dhe ëndrat.

Leçitem në trotuare,rrugët jetime sikur qajnë,
më dhemb shumë shpirti,kur kujat dëgjoj,
se atje ku mërgojnë, më keq i përçmojnë,
nxehem me arrogancën e qeverise,dua ta sfidoj.

Qyteti im bëhu djep dhe ëndrat na i përkund,
unë do rri këtu,ndonse dhe me shpirt I uritur,
se tymi i shpresës,plogështinë do ma shkund,
kundër oligarkisë e boshatisjes,pranverë duke pritur.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com