Ma lumturo mëngjesin Dardania ime! – Hyrije Jusufi
Prishtinë ,
MA LUMTURO MËNGJESIN DARDANIA IME
O rrugët e atdheut tim
Fërkemi shkret mos më mbetë
Kohë e keqe në ekzil
E dhimbje e vendit shpirtvrarë të zgjon…
mëngjesit trishtim i falë …!
Të lutem bëj diçka për mua
Se borxh më ke mbetë në shaminë e lotëve
Në fjalët e shkruara ndër dhrithërime shpirti…
Ma lumturo mëngjesin Dardania ime !
Mos na nxirr lotin se mjaftë u bë
Zëri i të pagjeturve do të thaj fjalën në buzë
Mos mi hap plagët se gjakojnë përnjëherë
E gjymtyrët ende nuk u ç‘bërën tërësisht!
Kësaj here do derdhen në ujvarën e Mirushës…
Për të ujitur tokën Dardane me lot vëllavrasje , jo të lutem
Shqipja një , unike
Kushedi
mund të çrrënjoset fara e keqe e
Hithërat të mos gjinden as për një pite tradite…
Të lutem o Dardania ime përbij dardhat e egra se të helmuan ditë për ditë
Fara e keqe
Shortoje trungun e gjenezës së lashtë
Pipëthat e reja do lulëzojnë ,
Ngjyrash ylbere do pagëzohen
Më fshij lotin
Ma kthe borxhin
Nishan fërkemi im rrugëve plot dashuri
Dardanisë sime pa dhimbje
Të bukur
Të urtë
Krenare
Fluturo , ngjitu qiellit ,
Atje ku ti mbi re mund të ngjitesh
E bishën e lë zvarrë hijeqelbur
Fluturo mbështjell Dardaninë në flatrat tu të gjëra
madhëria ime
Zgjatu tokë – qiell
Për të përkundur shqipet nga dorë e jotja
Ik…, ik …, ik
Mos të zë belaja
Fluturo mbi dëshirën e shqipes
Dardania ime plot jetë…!
Hyrije Jusufi
Prishtinë