August 7, 2024

Me zi po pres… – Besnik Memelli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ME ZI PO PRES…

Më rëmbeu fytyra jote ktë mëngjes
dhe as që e mora vesh se ku më çoi,
në ëndra të mëdhaja apo në univers
e vërtetë ish apo mëndja më gaboi !

Që atë çast zemrën e kisha tek ty
s’mund të mendoja për asgjë tjetër,
mu largove e më përkëdhele me sy
sikur ishim me kohë miq të vjetër.

Gozhdë në zemër më ngele se di
me zi pres të të shoh dhe njëherë,
dashurinë ma vodhe me syrin e zi
ta dish sa vuan shpirti im i mjerë !

Sa i ëmbël shikimi dhe buzëqeshja
që ti më dhurove ktë mëngjes gri,
prej tyre tani s’më ndan as vdekja
me ankth po pres t’ju takoj përsëri.

Besnik Memelli
23.05.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com