August 6, 2024

Kukësi – qyteti heroik – Ymrije Beqiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KUKËSI- QYTETI HEROIK

Sa kaloj Qafë-Morinën
E lë pas tokën dardane
Shkoj në Kukës,që ma kujton
Mikpritjen e asaj ane

Prek qytetin heroik
Të mirpritjes,bujarisë
Nga eksodi s’pati frikë
-Mirë se erdhe,-i tha vllaznisë

Jemi bashkë vllazën e motra
Në ditë të vështira e ditë të mira
Gjithmonë të bashkuar
Do shporrim çdo armik

Takoj Kukësin mes dy Drinave
Që bashkojnë si damarë gjaku
Popull bujar,mikpritje e mirë
S’ka kufi më,jemi bashkë

Shoh aty shtigje lirie
Që trimat bashkë i hapën
Armatimet prej Shqipërie
Armiku nuk mund t’i përballonte

Rri në Kukës,takoj vllazninë
Bisedojmë për kohë të shkuar
M’duket vetja si në qytetin tim
Emocioni s’ka t’përshkruar

Ulem shtruar mes dy Drinash
Kërkoj fjalë me germa t’arta
Për Kukësin më burra trima
Qytet hero,mes malesh t’larta!

Ymrije Beqiri

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com