Kur nata puqet – Sahit Shala
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KUR NATA PUQET
(Ditë të mbarē mike dhe miq!)
Kur nata puqet me kodra e male
Unë rri e i flas Yllit Polar
Më janë shtuar vitet, s’kam si t’i ndal
Me shtrëngatë malli më hedh mbi valë
Ecën me mendjen në qiell pa fund
Një kujtim ikën, tjetri duke ardhë
Të përcjell t’ fala n’ krahë t’dallëndyshes
Apo ta zgjedh një pëllumb të bardhë
Me yjet n’qiell po t’thur kurora
M’ka molisë malli diçka për t’falë
Nga malli i madh këngës ia mora
Një serenade veç me kitarë
Kthehu pra, kthehu, moj zanë mali
Se nata ikën e s’kthehet më
Jep një shtrëngim, në krahë k ‘tij djali
Se kënga nisi, sa mori zë
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com