August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kosovë

Kur ta ktheva kosovë shpinën
Gjak e lot nga syri më pikoi
Thellë në zemër ndjeva dhembjën
Që gjatë shpirtinë ma dërmoi

Dhembjën tende mora me vete
Nga do shkova në rrugë gurbeti
Të lashë të dërmuar nga robëria
I robëruar dhe shpirti im mbeti

Sa ngritëm zërin e demonstruam
Kundër shkjaut të karpateve
Në Berlin ,Pariz në Romë,e Bruksel
Washington,gjithë kund tjetër

Donim të shofim në dritë lirije
Shekulli gjatë të kish dërmuar
Donim diellin që të ngrohte
Jeta lirshëm të triumfonte

Njizetë viteqë gëzon lirinë
Prap e prap prangat s’tu hoqën
Mjerë kushë keqpërdor lirinë
I robëruar për jetë do të mbetët

12-07-2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com