Vlerësoje çastin…! – Zeqir Hysa
VLERËSOJE ÇASTIN….!
Gjatë e prita,
në pritje u zbardha,
u plaka.
Momenti është një çast,
e çfarë të bëj më raftë pika.
Po koha si etalon më iku,
se pashë nga, më fiku,
ndaj me vrap pas i rashë,
ta komandojë mu deshë,
po ajo mu lut ,të mos futej
në debat , me u përlesh.
Eh,çtë bëja,veten inat mora,
për mërzi heshtjen ndërmora.
Sot heshtja është flori,
biseda shaluar në kal dori.
Përgjumesh fle dhe dielli,
e retë përgatiten për shi.
Koha,çast i pasjellshëm,
po se vlerësove,
sjellë veç dëme në kuvende.
Vitet vargë të gjata,
si vargje duhani të thara.
Kur nuk hoqa dorë nga çasti,
e momenti është çast fati,
fllad që përkëdhel bisedën,
nga inati.
Vështrimi,mërgoi nga rasti,
morra të flas fjalë të tjera,
Se çasti fatlum ,u përcaktu,
nga hëna.
Kur çastin vura të parë,
vendosa trishtimit nga
nxitimi ti them,udhë të
mbarë…
Çasti të fal momente nga
jeta,
të mos gaboj në asnjë çast,
në ndihmë më vjenë ,
përvoja….