Mos u ngut… – Ulku Bardh
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MOS U NGUT…
Asnjëherë mos u ngut në jetë
Mos u gëzo n’të tjetrëve hidhërime
Se të vin rendi ta shohësh vetë
Pate apo nuk pate pretendime.
Pra mos u qesh në vaje të dikujt
Mos u bëj shkaktar i lotit të huaj
Një herë në jetë i bie gjithkujt
Për veprimet e veta të paguaj.
Ti në jetë mos u ngut…
Nëse je në udhë të drejt’
Kurrë për vete mos u tut
Misionin tënd bëje krejt.
© Bardh Ulku
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com