August 12, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

E SHËNJTA SOFI

(Ayia Sophia, Urtësia Shëntore)

ImZot,
kjo heshtje po vret shpirtin,
dëgjohet e nuk nig´johet

A … po po, njihet e s´ndihet,
njehet e s´ndjehet … tmerr për ferr

Gjuhë e panjohur zhurmohet
s´po flitet n´atë t´njoh´nen
po vritet në t´ftohnen
çabuk, çabuk … eunuk salxhuk …
rikthene t´merrin, rihapne ferrin … rikthene terrin

Ah … po rivritet Urtësia … ripushtohet Ayia Sophia
dhe çele gur gojën t´fortët
përballë t´çartunit

Krejt, krejt po marrin vesh, sall rënkimin jo,
po del nga themeli n´g´juhë tèmè
e k´ta t´mitë, ec e prishja tymin sulltanit absolut

Justinian, ti i Madhi,
na fal t´lutem, jemi t´nxan´në me mjerimin,
fjala don dorëzan e ne s´jemi t´zotë t´fjalës
e besa as t´hijes sonë

Ev Ataturk, ev
do duhej të rrije arrnaut me gishtvnuemje,
tash s´ta duan emnin as fermanin
n´alfabet t´Sami beut t´Frashnit,
syni shtrembët sherrbelave

E Urtësia … u nxua si Ayia Sophia …
s´i mbet më as hija … kur iu nxu nahija

Mentor Thaqi
12 Korrik 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com