Vendi im – Delo Isufi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
VENDI IM
U linda në jug, në tokë t’ egër,
Ku qiellin kisha për çati,
U ushqeva me elb e thekër,
Dhe qumësht piva tek një dhi.
Atje, kur lumi del nga shtrati,
Dhe përplaset në çdo kthesë,
Atje ku trim është i tërë fshati,
Atje u linda në një përdhes.
Atje, kur shiu e ndal vrapin,
Lumi zbutet e kthehet qetë,
Ku natyra i ka dhënë shtratin,
Dhe luftën e ndalin rrufetë.
I ashpër është vendi im ,
Prandaj njerëzit janë të sertë,
Lind e vdes njeriu trim,
Me duar i kapin rrufetë.
Delo Isufi
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com