August 5, 2024

Jeta vazhdon… – Suzana Rama

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

JETA VAZHDON…..

I dua agimet,
koha kur thyhet terri,
dhe qielli,
ngjyroset ne gri,
kur yjet dritherojne,
para se te shuhen,
kur hena nxiton,
mbas malit te zhduket.

I dua agimet,
se ne ato momente,
penen ngjyej ne vese,
te uroj me ritme zemre,
mireseerdhe mengje,
e pena rreshket,
ngarkuar me emocion,
fjale e rime kerkon…

Mirese erdhe dite e re,
e bashke me mua, qe s’fle,
zgjohet jeta,zogjte ne fole,
lulet shkundin polenin,
mezi presin diellin,
qe syrin nxjerr,
mbi Dajtin e larte,
e lan syrin e bukur,
me vesen e arte

I dua agimet,
se qeshet natyra,
e bota mbushet me ngjyra,
e le te beje c’te doje Corona,
jetojme ne trojet tona,
gjithkush sa mundet,
lufton, punon,
se e dhimbshme eshte ikja,
e njerezve te pa faj,
por jeta vazhdon….

Tirane 13 07 2020
Suzana Rama DV

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com