Bjeri çiftelisë or bir – Xhemile Aliu
BJERI ÇIFTELISË OR BIR
Bjeri bjeri qiftelisë or biri im
Të degjojnë bjeshkët e larta
Të ushtojnë fusha dhe lendina
Ta ndjejnë n‘shpirt gjithë shqiptarija
Bjeri fyellit lartë të degjohët
Në kujtim të t‘shkuarës sonë
Asaj jetë baritorë me nuanca
Bjeri fyellit kurr mos e ndalë
S‘kishim shkollë dhe as diploma
Por atdheun e kishim në zemër
I kendonim n‘fusha e male t‘larta
Për asgje ate nuk e tradhtonim
E ruanim me shumë fanatizëm
Dhe pse shumë hordhi kaluan mbi ne
Të gjithë deshën ne kete vend te ngjizën
Por kush s‘mundi t‘jetoj n‘kete dhe
Ishte bekuar nga i madhi zot
Shqipe lindëm për jetë e mot
Ska kush të na ndrroj ketë emër
Është i rrenjosur n‘tonën zemër
Qe nga i ati biri edhe bija
Jem shqiptar me rrenjë te thella
Kur askush këtu nuk ishte
Zëri shqipës nga lartë buçiste
Lavdi qoft nga zoti lartë n‘qiell
E bekuar ndër shekuj lashtësije
Dielli gjithmonë rreze lëshoftë
Për mbi kèto trjoje arbërije
14-07-2018
Gjermani