August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Aromëmira luleverë

A s’më thua mikja ime;
A të dhimbsem unë i ngrati?
Kur m’lëndon zemrën time
Pa ty një javë m’bëhet sahati.

Unë të prisja ke qarshia
Atë ditë vere për takim
Seç m’i more mendët e mia
Kur të ndjeva n’përqafim…

Gjithandej mal e fushë
Na janë veshur me gjelbërim
Zemrat me dashuri mbushë
Ndërsa unë në mallëngjim.

Seç po të dehka dashuria
Pa pirë asnjë gëllënkë verë
Gojëmbëla ajo shtatselvia
Aromëmira si luleverë.

Pa mëshirë po të pushtuaka
Me lumturi kur të mbështjell
Edhe pa krah po fluturuaka
Kush n’zemër dashuri mbjell.

Sikur lulet ajo vesë e bardhë
Me butësi kur i ledhaton
Kur u nise tek unë me ardhë
Njashtu shpirtin ma gëzon.

Sikur terri edhe drita
Që rrinë bashkë e s’ka që i ndanë
Njashtu t’ftohtit edhe vapa
– Njëra t’ngrinë; e tjetra t’thanë.

Si robëria edhe liria
– Njëra t’lidhë e tjetra t’lëshon
Dashuria dhe xhelozia
– Njëra t’gëzon tjetra t’helmon.

Lumni Nimani
13. 07. 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com