Jo lotin – Suzana Rama
JO LOTIN,
Mos e perqesh ,
ate lot qe rreshket,
mbi faqen e rreshket,
nga dielli i nxehte,
dhe qe therret,
se gati sa s’ulurin,
me shikim te mprehte,
si cdo femije jetim,
ku eshte mami im….
Mos e shkel,
ate lot te ngrohte,
ne emer te jetes,
ne emer te zotit,
mendo vehten
ne vend te saj,apo atij,
mendo kur nga urija,
stomaku te grije,
deri sa dhimbja,
ne shpirt te arrije….
Ne mundesh, pac perendi,
thaje ate lot, o njeri,
me kujdes,me ndjenje te mire,
kurre per meshire,
dhe do te shohesh,
si do ti ndrite fytyra jetimit,
sa mirenjohes do jete,
si do ti qeshe gezimit,
dhe endrat do te ndjelle,
besimin ne vetvehte,
se dikush do te jete.
T irane 14 07 2020
Suzana Rama DV