August 6, 2024

Mengjeset e Atdheut tim – Albert Hitollari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

” MENGJESET E ATDHEUT TIM ”
———————————————————
*
Mengjeset e Atdheut tim , vine ashtu siç e ka enda
Natyres i thurin vargje, jetes i kendohet kenga ,
Rrezja e Diellit driteron, maje Kreshtes tek zbret tinez
E gjithe vendi parfumon , nga aroma e Trendelines !
*
Por dhe dita nure qeshur, vjen si flladi plot gjallim
Sythet , bisqet neper peme, zene shperthejne pa mbarim,
Dallandyshet vijne e shkojne, kthehen rishtas tere nxitim
Folete nisin te ndertojne, e punojne pa pertim!
*
Me Veren vjen dhe i nxehti, e fillon shtrengon nje vape
Kolopuçet heqin rrobat, drejt Lumit sulen me vrape,
Bashke me ta shkon dhe graria, lajne e shplajne ato nderresa
Ndezin zjarre , i sapunisin, i nderin ne shkurre e bezga !
*
Uji i tij nga rrekete , ze shteron ç’do Behare
Ato zbresin ne Perrua , marrin Lumin zall me zall,
Luginen pershkon ne mes , formon Ledhet nga dy ane
Nga aty Çamarroket , me radhe hidhen ku s’ka gjane!
*
Po ashtu si njerezia , gje e gjalle neper korie
Zbresin tatepjet Perroit, pine uje , pushojne nen hije ,
Shullehen duke dremitur, nen Gemushe , ca nen Dellinja
Rreth e qark shtrire prane tyre, Qente qe veshtrojne nga Brinja !
*
Me tutje fjalosen burrat, te mbledhur aty nen Lis
Pastaj njeri ja pret kengen , dollibashit qe ja nis,
Sa mbaron fillon tjetri, e i thote shokut t’ja mbaj
E me pas gjemon Lugina, zien isua pasandaj !
*
Plas dollia dhe urimi, per te mira , e per gaz
Rroken e kercasin gotat , e me fund i kthejne me pas ,
Raki rrushi ball kazani , zier dy here siç e do zemra
Kush e kush per qejf te tij , ngrene shendet e fillon kenga !
*
E te gjithe deshir ndezur, mbushin gotat pa nderprere
Dikush don te marri fjalen , kerkon lejen nga te tjere ,
Me tutje dhe ca te dehur, fillojne qe te bejne potere
Bejne te ngrihen te bere xurxull , kembet u shkojne lylyver !
*
Aty mbledhur perreth pemes , kuvendojne deri vone
Me pas ngrihen hedhin valle , valles me kenge ja thone ,
Sa ze hedh hapin i pari , pas tij shkojne dy a tri vete
Me nje çap pas shoqi – shoqit , ashtu siç e ka lezet !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com