August 10, 2024

Me ndryshe tani – Suzana Rama

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ME NDRYSHE TANI

Me ndodh qe agimet,
t’i zgjoj shpesh,
me ndonje imazh,
si e marre buzeqesh,
teksa zemra rrahjet,
si atehere, s’i ndryshon,
tani me nje sy tjeter,
i shikon dhe gjykon.

Eh si shkuan vitet,
pa zhurme, pa u ndjere,
tashme edhe endrat,
kane mbetur djerre,
te tjere, te rinj breza,
i kendojne dashurise,
qe jane si lulja e bukur,
ne kohen e rinise.

Tashme jemi zbardhur,
te tjera endra kemi,
s’ka me aventure,
s’ka me, vemi a s’vemi,
emocionet e te shkuares ,
s’na bejne fare mire,
packa se dime te shkruajme,
e ti perulemi poezise.

Tirane 15 07 2020
Suzana Rama DV

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com