Emrin tënd – Ymrije Beqiri
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
EMRIN TËND
E skalita emrin tënd
E bëra gravurë
Në lisin e njomë të malit
Dhe aty ta lashë
Më dorën time
Emrin ta gdhenda
Me tehun e thikës së bukës
Aty ushqyem njëri-tjetrin
Në mesin e petaleve të luleve
Çdo ditë të kërkoja
Do të vije në mesditë
E ti nuk erdhe kurrë
S’u ktheve më le duke pritur
Në çdo kallir te grurit
Me shpresë se do e sigurosh
Edhe bukën për dimrin e radhës
Që do të vinte me acarin!
Ymrije Beqiri.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com