August 5, 2024

Hapi kanatat e dritares – Eduart Veli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

HAPI KANATAT E DRITARES!

Hapi kanatat e dritares, nënë.
Se dua të shikoj, nënë Çamërinë.
Dua të shikoj vatanin tënë.
Se atje ti nënë ke fëmijërinë!

Hapi kanatat e dritares,babush!
Së dua të shoh, të tuat sinore.
Pjellore e të begata,sa askush.
Një jetë i qëndisët, si vitore!

Hapi kanatat e dritares, grua.
Të dëgjoj si fëshfërijnë, ullinjtë.
Të flas me një dardhë, e një ftua.
Me bahçet ,me ngjyrë të florinjtë!

Hapi kanatat e dritares, biri im!
Me varret e të parëve,të bisedoj.
Tu flas e të më çmallet, shpirti im!
Të flas me ta çdo ditë,sa të rroj !

Hapi kanatat e dritares, o motër!
Të ndjej aromën e tokës, me vlagë.
Të shoh thëngjijtë e shuar, në votër.
Të shoh e të kuroj,me mijëra plagë !

Vëlla kanatat e dritares,mos i mbyll.
Malit të Bezhanit, ti them ca fjalë.
Të shoh gjurmët e gjakut ,në çdo pyll.
Të flas me të rënët, sa të jem gjallë!

Hapni kanatat e dritareve ,vëllezër!
E ndjeni erën e vatanit ,në shtëpija?
E kemi në shpirt,e kemi në zemër.
Na flet ,na mëkon nana jonë, Çamërija!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com