August 7, 2024

Bijtë e mi – Zoica Gjolla Popi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Poezi

( marre nga libri “ Vals I Dashurisë”)

Bijtë e mi

Hënë moj……
u ndjemë të dyja
lehona binjake
në një çast
pas mesnate……..

Në flokëartat e lagura
nga bulëza djerse të ftohta…..
në afshin e nxehtë të dhimbjes…
mes llavës së një shkrirjeje të plotë

Aty ku shpirti shëmbëlleu …
në ngjyra lindjeje..
dalë një pjesë nga vetja….
zemra, përkëdheli zemërzën….
në çmendurinë e rrahjeve….

Rilindja zgjoi instinktin…
e mbledhur një dorë….
në zhbirimin e mbrojtjes…
duke e harruar dhimbshurinë për veten…..

Sa shpejt lutja mori…..
nurin e një Hyjnije….

Ç’ më ka mbetur zakon…
të vë duart në dy gjinjtë…
aq sa dhe sot pikojnë ……
në fjalëmblën……
buzëputhje….në ninullë….

Dhe mbetem dyzetë ditë…
lehonë, të dyja moj Hënë
kur mbretërit s’kanë fron
para përuljes së një Nëne…

Bijtë e mi…..!!

Zoica Gjolla Popi
Angli

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com