Si të G’dhihemi – Avni A. Neziri
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Si të G’dhihemi
Avni A. Neziri
Mëngjes mallëngjyes
shkapërderdhës, rrëfyes
përmbysun e ngrysun
po mos i bjer rreth m’rreth
thuaje çfarë ke n’zëmër
se i ramë n’për vij të kuqe
ulë e po ulin gomarë n’kolltuqe,
e sollëm e na e sollën
i qikë liri si dritë n’për mjegull
vunë qatinë pa asnji tjegull
vuanim e po vuajm
dronim e po drojmë
aty ku kemi ardhë
kurrë mos t’gëzojmë
kosi është ba ujë
s’kemi pse e trazojmë,
as duhan as tym në llulla
as kobure e burra n’për kulla
se gogja moti do hante dhenë
ay çë shet e ble atdhenë
pa pyet shkup e shkodër
për lek t’zeza
janë ca maskarenj
bëhen e bë urë e lodër.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com