Ti, ëndërr e ndezur – Zymer H. Haliti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TI,ËNDËRR E NDEZUR

Më erdhe në gjumin e florinjtë
Kur hëna me rrezet ndriçonte
Të thash të mos ikje,e dëlirtë
Me mua edhe sonte të qëndroje

Të shikoja tek buzëqeshje ëmbël
Para meje si një princeshë e rrallë
Doja të ishe me mua,ishte ëndërr
Sa kisha dëshirë të më jesh pranë.

Ti ike shpejt,as lamtumirë s’më the
Unë mbeta i vetëm duke të kujtuar
Papritur rrezeve të hënës si një re
Filloi të errëson dhomën e ndriçuar.

Kthehu Ti ëndërr e ndezur në mua
Që natën më bëre qetësi të praruar
Ato çaste t’ëmbla s’kam për t’i harrua
Edhe pse mbete Shkëndijë e pashuar.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com