Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PRITJE…

Kur zëmra jote
rrihte pranë zëmrës sime
dhe gjaku im të lëvrinte në damar
unë ëndërroja më shumë,
luaja më shumë,
falja më shumë
dashuroja më shumë.
Kur trupi yt shtriqej brënda meje
dhe hapësirat pushtoje që kërthi
unë tërhiqesha më shumë
heshtja më shumë,
nanuroja më shumë,
dremisja më pak.
Kur brënda meje lodroje
si filizë në lëvozhgë të farës
unë kërkoja më shumë dritë,
më shumë buzëqeshje,
më shumë nimfë.
Kur gurgullonte gjoksi im për ty
unë dëshiroja më shumë përqafime,
më shumë përralla me zana,
më shumë cicërime.
Kur, për herë të parë,
kurmi yt
u mbështet mbi trupin tim me butje
unë kërkova më shumë lutje…

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com