Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

BABAIT

Të preka mustakun dhe flokun e thinjur
Tymosim në heshtje ,fjalët mërguar ,
Sa shumë kisha menduar të thosha,
Gjatë pritjes në vite për të takuar.

Shtrenguar si rrapi rrahur shqotash me lisin,
Ndjeva aromën e tokës, të vesës ,burimit të kulluar,…
Kallinjët e rënduar gjinkallet e verës ,
Simfoni shijesh pa zë tashmë munguar .

Si ikën ato orë nuk e di.
A të putha në ballin ku të shkruar ke urtinë ,
Urimi yt në ndarje ” Bir, mirëmbeç ”
Fjala në grykë më ngec.

Sa u ndamë më zuri sërish mall
Si fëmijë u ndjeva kur autobuzi i nis
Rrugët e Tiranës shëtita me rradhë
Pa kuptuar se kishte rënë e natës tis.

Prof.Hasan Qyqalla

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com