Ti që m’vjen e ik më natën – Fran Tanushi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Fran Tanushi

TI QË M’VJEN E IK MË NATËN

Shfaqesh si një vetëtimë
rrufe në qiell pa re
Yll i shkëputur në mesnatë

Mbrëmë m’u diftove në ëndërr
mendova se të kam pranë
E mue më doli gjumi

Të kërkova gjithë ku munda
të mbaja në mendje vetëm sytë
Humbe si një pikë uji në detë

Ëndrrat i more më vehte
mbrenda qiellit të syve të tua
Edhe sonte mbeta vetëm

Jeta s’qënka ëndërr
ëndrra një oqean pa fund
Çelësin e portës dëshirave ua fsheh

LETËR MIKUT

I dashuri mik
me urtinë tënde
dhe valët e detit të trazuar
i qetëson

Ku e gjen gjithë këtë forcë
të vrasësh ironinë
e djallëzisë tinëzare
mbi themelet e kullës bosh

Asnjëherë s’e kam vërejtur
mungesën guximit tënd
për të luftuar të keqen
edhe më buzëqeshje

shkarp

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com