Këngë studenti – Hasan Qyqalla

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sugjeruar nga Xheva Salihaj

KËNGË STUDENTI

Çelet marsi këtë pranverë behari
Hapen shtigje nga Universiteti
Për liri,këngë merr shqiptari
N’ball shqiponja, gërshetë indeksi .

Për ‘i çast tremben retë qetë
Fryn murrlan këtë dekadë të re
Togje blu’ aromatë në çeta
Tanket pas për të keqen pre…

Vlim,fërkim,terr e bubullimë
Si në Prizren-Besëlidhja e Madhe
Tonë arbërore ,prap në gjakim
Tokë dardane mbush me varre.

Urat-betimi lidh botë n’ditare
Në shtizë Flamuri për- tejkthimi
Nëse vritem këtë dasmë kombëtare
S’dua lot vaji ,po një këngë trimi.

Nëse vritem ,marsho me këngën
Uragani s’mund të thej vullnete
Ngrit Flamurin ,n’dritë me hënën
N’arkivë shkruhet këngë studentit!

Prof. Hasan Qyqalla
Prishtinë ,mars-prill ’81

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com