Unë dhe poezia – Petro L. Sotta

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

UNË DHE POEZIA
( ripostim )

Në rrugën me pisha, shëtisim ngadalë,
Vetëm dy jemi, nuk jemi më shumë,
Ecim te menduar, pa folur asnjë fjalë,
Me një varg poezie, aty jam dhe unë…

Është një rrugë e bukur, që shkon në det,
Por vargu s’po më le, te eci me nxitim,
Si një vajzë nga prapa, tani po më ndjek,
Aty tek një pishë, kërkon pak të rrimë…

Për poetët më flet, që si ata të shkruaj,
Por s’qenka e lehtë, për mua vërtetë,
Si një vajzë, që kam dashur, më bënë të vuaj,
E lodhem më kot, s’mund të shkruaj si poet…

Për Danten më flet, për Komedinë hyjnore,
Për Eseninin dhe për Viktor Hygoin,
Për Migjenin, Lazgushin e këngën lule bore,
Për Naimin, Kadarenë dhe për Dritëroin…

Një mikes time, që thur vargje e poezi,
Mundohem dhe unë, që asaj pak ti ngjaj,
E deri natën vonë, shpesh me një varg rri,
Por ato që shkruaj, i gris më vonë pastaj…

Eh…poezi, po më fut shumë në siklet,
Ma bënë me sy, si një çapkënie, vërtetë,
Nuk është se unë, dua të ngjaj si një poet,
Por, m’ke hyrë në zemër, e ëmbël më flet.

Petro L. Sota…….. 20mars 2019

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com