Ç’të shkruash për botën e njerzit…- Natasha Ilia

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ç’të shkruash për botën e njerzit…

Të shkruaj për njeriun ligësinë
Për luftën për dashkeqësinë
Për helmin që nga goja nxjerin
A për njeriun që s’do njerinë..

Të shkruaj për urinë e flamosur
Të shkruaj për virusin kolerë
Të shkruaj për ajrin e ndotur
Atë shkruaj për njerzit e mjerë..

Jo,dua të shkruaj e të këndoj
Për njeriun e bukur në planet
Për zogun që ëmbël cicëroj
Valën që puth ëmbël bregun në det..

Për ëndrra të bukura që shoh
Për vajza si hëna djem si yje
Botën me ngjyra ylberi vështroj
Ruzullin paqe të bardhë t’a lyej

Ëndrra shpresa të pa zhgënjyera
Në qelq të kristaltë ti pikturoj
Tokë,det ,qiellin, fushë lule ngjyra
Planet të pandyrë të lulëzuar shpresoj…

N@t@sh@ Ili@ Greece
Të gjitha të drejtat e autores janë të rezervuar@

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com