I respektoj, më salutojnë – Floriri Z Petra

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

I RESPEKTOJ, MË SALUTOJNË

Pa dallim feje apo krahine
Kudo të vemë, apo të jetojmë
Shqiptarë do ngelemi, gjithmonë
Në këtë jetë duke ecur
gjithë botës jemi shpërndarë
Nuk duhet jetuar vetëm për vehte
O njerëz të dashur e të mirë
tek të tjerët të transmetojmë
ato virtyte që shpirtit, posedojmë..
Ndihemi shpesh herë më mirë
kur shohim diellin lindur, pa gdhirë
Ndonjërit mund ti dukemi
si hënë e ngrysur, qiellit të nxirë
Sapo mbrëmja të ketë hedhur
muzgut pelerinën e zezë,
Eh, o miq kush na beson
vjen një ditë kompjuteri,
në qetësi të gjykon..!?

Në një testim publik
seç morra pjesë një herë
më ka cilësuar 52%,
sikur jam Gjerman
Se në shpirt jam i sinqertë
rruaj rregull e disiplinë,
Por mënd nuk mban
ky kompjuter, kur historia flet
në luftën e dytë botërore
më dogji vatanin, Borovën martire,
me 102 të djegur dhe të vrarë..
Nuk harron, shpejt më kujton
7% më cilëson si Columbian
Alegrinë dhe humorin
Shpirtit e vehtes nuk ja ndaj…
Në këtë jetë, kudo të vemë
s’kemi çfarë të humbasim…
Dhe 17% më cilëson Shqiptar
se në deje rrjedh gjak
I pastër, Arbër,
Pa çka se nami na ka dalë
se botën e sjellim, vërdallë..
O miqtë e mi, të jetë e vërtetë,
kompjuteri, nuk di se ç’fletë..

Kurse 13% më dikton
nuk harron më cilëson
Si aziatik, se vjet isha vizitor,
në botën e tretë, në Azi
ku mora inspirim e frymëzim
të shkruaj vargje dhe poezi.
Për ato vënde të bukura
që në ëndër si kisha parë
Njerzit e thjeshtë, plot çiltërsi
rruanin në fytyrë buzëqeshjen
dhe respektonin çdo njeri..
Por dhe me Turqit më krahason
ku 8% me ata afroj…
Se kam mike e shokë shumë
nuk mërzitem që ngjasoj
Dhe larg ti kesh, kur ke hall
vijnë të ndihmojnë,
shpejt të mbarojnë punë..

Në çdo fe dhe besim
I respektoj, më salutojnë
Bismi lahi, Rahman e Rahim
një Zot është në qiell një Perëndi
Por nuk harron, i mënçuri kompjuter
Më thotë 5%, më Belg ngjason
në mes të Europës jemi
Nuk të shpihen aq kollaj,
kur duam të vemi
thonë ndalu o Belg, përpara ke një endek..
Nuk kalohet shpejt, të hysh në Europë
As të bashkohesh, me kombet e tjerë
Po nuk firmose kontratën
Ferra kështu na nisi
sa herë do na grisi
Kështu…. do të marrim uratën…!?

Floriri Z Petra
Clifton, New Jersey
March 30rd, 2019
Të drejtat e autorit rezervuar..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com