Mirësevini në shtetin e urrejtjes – Sami Sherifi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MIRËSEVINI NË SHTETIN E URREJTJES

Mirësevini
Në shtetin e urrejtjes
Tokën e të gjithëve
Dhe të askujt
Atdheun ku historia tjetërsohet
Krimi
Manipulimi e vjedhja
Nga Kryeministria dhe Akadamia e Shkencave fillon
E në foshnjoret e qytetit zbret
Këtu ku procese gjyqësore
E skenare policore kurdisen
Qytetar të pafajshëm
Me burg të përjetshëm dënohen
Derisa rrugëve të qytetit
Për bashkëjetesë
E shtet të përbashkët flitet
Me urrejtje më drejtohen
E vdekja ime kërkohet
Gjuhën e nënës më përbuzin
Dhe për jetë të përbashkët
Votën time e duan .

Mirësevini
Në tokën e premtuar të bashkëjetesës
E të demokracisë së manipuluar
Shtetin e përmendoreve që urrejtje vjellin
E të drejtat shkelen
Këtu ku në mes të ditës njeriu vritet
E krimi fshehet
Dhe kush s’përgjigjet
Shtet ku në emër të zotit luten
E me të shenjtët manipulojnë.

Mirësevini
Në shtetin tim të krimit
E në atdheun e historive të trilluara
Në Maqedoninë e Lekës së Madh
Ku përbuzjen
Dhe denigrimin do të njihni .

Sami Sherifi
01.04.2017

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com