September 15, 2026

Anijet pirate – Rudina Muharremi Beja

Rudina Muharremi Beja
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ANIJET PIRATE

Mendimeve të hutuara që qark i binin botës,
pa dallgën buzëshkumë,
turravrapit të moteve,
mantelit të zjarrtë të perëndimit të ndezur,
rrethujzën të puthë.

Horizontit përtej, lakadredhat e lumenjve… .
Anije vikinge ndërton Flôki bërrylave,
që feksin e zhbëhen shkreptimës së rrufesë,
në pritje të plaçkitin ç’mund…

2/04/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com