August 13, 2024

Duke pritur lajme – Rifat Ismaili

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DUKE PRITUR LAJME

Tanimë jeta ngjan e plakur
Zogjtë s’ kanë ngrënë
Gjethet janë bërë kocka.
Anijet e djegura në det
Kanë fatin e Trojës…
Konstadini , në ç’ kohë
Do dalë prej varrit
Të ringjallë vëllezërit,
Tu marrë hakun?
Nuk e ka më kalin
Nuk e ka më shpirtin
Të dëgjojë mallkimet?
Po emigranti do kthehet
Në shtëpi sypatrembur
Të shembë ëndrrën e qivurbërësit
Që pret gati me veglat?
Vallë do marr ndonjëherë
Një lajm me vlerë?

Rritet bari
Shkruhen poezi nga erërat
Tek bëjnë dashuri me blerimin…
Kockat njerëzore ringjallen
Si lule, si perëndi…
Ngjarjet rishkruhen
Jeta për veprat e saj paguhet.

Qielli vulos
Dokumente të pagëzimeve të reja
Bari si kufomë shkelet.
I parespektuar, në heshtje.
Vdekja me ne dashurohet
Gjithnjë si e marrë.
Një lajm për fitoren
Do ta dëgjoj, vallë?

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com