August 10, 2024

Si të rritem edhe pak (Poezi për fëmijë) – Ildije Xhemali

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SA TË RRITEM EDHE PAK
=====================
(Poezi për fëmijë )

Akullnajat u çan, u shkrin
Lumenjt’ndalën e u ngrin
Retë nxirë e sterrosur
Bota në’ dhimbje fundosur

Tek ne zbret një vizitore
Diellore dhe hënore
“Erdha unë t’ju shëroj
Korona larg të qëndroj”

Me doreza, mask zbardhuar
Një metër larg qëndruar
“Sa të rritem edhe pak
Gjith’ viruset i fut në lak

T’ju zbukuroj pleqërinë
T’i fal babit dashurinë
Se kam kohë pa takuar
Beteja s’ka përfunduar ”

“Bishë e egër o virus
Do t’groposim thell’ në pus
Të përqafoj gjysh’rit e mi
Babi – mjek ardh’ në shtëpi”

Përmbledhja e tretë “Lule mbi thinja “

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com