Xixellonjë – Fatmir Gjata

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Xixellonjë

Ç’po kërkon moj xixëllonjë,
ç’po kërkon mbi grurë
Po kërkon një djalë të bukur,
po kërkon një burrë

Ç’po kërkon moj xixëllonjë,
ç’po kërkon mbi lëmë
Ndizesh fikesh si qiriri,
po kërkon tët ëmë

E tët ëmë në e gjetsh,
fluturo tek unë
Të kam thënë moj xixëllonjë,
se të dua shumë

Fluturo moj xixëllonjë,
shko gjer në bahçe
Do ta gjesh një trëndafil,
të ulesh atje

Në e gjetsh moj trëndafilin,
natës meri erë
Mos e lër të fiket dritën,
se këtu është terr

Se këtu ska hënëz moj,
ndezur mbaj qiri
Po të pres te kapërcyelli,
të shoh synë e zi

Ç’po kërkon moj xixëllonjë,
ç’po kërkon andej
Lëre Ndinin të flejë gjumë,
lëre moj të flejë

Në u zgjoftë shpejt moj,
Do na bëj zarar
Do ti themi ishte ëndërr,
ishte herë e parë

Po na gjeti tek qershia,
do na lërë të vrarë
Se mi more mendtë e mia,
se më bëre varrë

Fatmir R Gjata

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com