September 16, 2026

Ne ‘madhëria’ jonë: – Martin Çuni

Martin cuni
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ne “madhëria” jonë:

Internacionalistët më të mëdhenj!
Ne…komunistët më të mëdhenj!
Ne … katolikët më të mëdhenj”
Ne… myslimanët më të mëdhenj!
Ne -ne -ne… një grusht njerëz!
E mbajmë gjithë Botën!
Po mos të ishim ne, Botën e shkretë
Moti e kishte lëshuar Toka!
E shyqyr që jemi…
Sa të mos themi që s´jemi!
Thoshte gjyshja ime!!!
Hala nuk e kemi fshi oborrin
Po, do e bëjmë dikur…
Kur ta rregullojmë gjithë Botën!

m. ç.
Martin Çuni

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com