Endër apo Realitet – Florenca Rada

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ender apo Realitet

Mes nje bukurie si ne
Parajse u zgjova.
Ferkova syte dhe
shpejt ne dritare dola.

Dielli ndriconte
Me shkelqimin e tij
dhe skajet me te largeta te errta.
Nje drithme ma pershkoi
trupin tim,
Nje drithme dhe nje ngazellim.

Shpejt mora shkallet me vrap
Hapa porten e madhe
dhe ne oborr, u gjenda.
Mora fryme lirisht,
Mu liruan mushkerite.

Liri! thashe, po liri!
Na erdhi liria.
Neper rruge po dalin,
po ecin njerezia.

Hapa kancelon
Me vrap drejt rruges u versula.
Nuk pyesja me,
qe me shikonin dhe njerezia.

Vrapoja e gezuar
me ate buzeqeshjen
nen buze,
Isha e gezuar, vrapoja,
Drejt nje vendi qe do shkoja.

Me vrap fluturoja,
Sa dhe bicikleten harova.
Nuk prisja me,
Ke vendi sekret te shkoja.

Arrita, i rrashe ziles,
Perpara me dolen
Te vegjlit e mi,
Gugucka dhe ylli im.

Ke te puthja me pare,
Me mall i perqafova,
Por (ulin) yllin, me te voglin
Nga gjoksi se leshoja.

Thiren, nena, nena,
Ja na erdhi nena.
Oh! sa u gezuan,
Nuk me linin, per tu larguar.

Rrembeva ulin tim,
Ne krevat e leshova,
Filloj nena ta puthte,
Nga kembet deri te koka.

Pastaj e gudulisja,
Kjo e gezonte me teper,
Qeshte me te madhe,
Si asnjehere tjeter.

Me kishte marre malli,
Qe ti perkedhelja,
ti prekja, ti shtrengoja,
Me puthje ti mbuloja.

Pastaj filluam lojen
Me top qe te tre,
Aty ne dhomen e tyre,
Si meperpara dhe njehere.

Loja mbaroi, kishim tjeter
per te bere,
Qe te tre do kendonim,
Te tre do vallzonim.

Gugucka ne organo,
Ylli me kitare,
Nena dirigjente, hahaha,
Gugucka do kendonte.

Kjo eshte jeta jone.
Jeta kudo ne bote
Oh! Sa bukuri!
Njerzia nuk do zi.
FL. RADA
12 /4 / 2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com