Cuc moj lule mali – Zihni Ndregjoni

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

CUC MOJ LULE MALI….!!

Si nje lule pjeshke.
Rritur ,me uje bjeshke.!
Lule jargovani.
Cuc ,t’ka ardh jarani.!

Te ka ardh te pragu.
Dil moj , te sokaku.!
Dil se ,po nuk erdhe.
Do t’hyj per penxherje.!

Eja se ra mbremja.
A mos ta ka enda.!
T’hyj mbrenda ne shpi.
E me ty te rri.!

Cuc moj lule mali.
Dil moj, se t’pret djali.!
Kam ardh ka hera.
Tuj t’prit ,jam te dera….!!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com