Kur ti të vish – Rifat Ismaili

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KUR TI TË VISH

– Kur të kam ndër sy
Kreshpërohem si luan-
Dita qe shkon pa ty
Sa një jetë më ngjan.

– “Ti je dielli im
Simfonia që dëgjoj
Je parajsë e bardhë
Gjithësia që më mbulon.”

– Do të palos si fletë
Në gjoksin tim
Do shuaj dhe yjet
Me një përqafim.

– ” S’ ka pafundësi t’ na ndajë
Je gjithësia që shoh
Nga sytë e tu marr gjelbërim
Thesar i zemrës, për ty rroj!”

– Do të thith buzën
Si dielli thith tokën
Do ti marr buzëqeshjet
Ti bëj kurorë për flokët.

Do të flas siç ujërat
I flasin zabelit
Do prehem mbi ty
Si në kopsht t’ Edenit.

Do jetoj tek ty
Gjer në pafundësi
Se gjithçka në botë
Jemi unë dhe Ti!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com