N’Prishtinë zemrës i flas – Hyrije Jusufi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

N‘PRISHTINË ZEMRËS I FLAS

Kur vijë në Prishtinë drithërime zemrës ndjej
Eci me nurin ballit përtej dritës m‘shkëlqen syri
Hedh hapat ngadal pllakave mermeri rend takash
Aty shesheve shikime njerëzish të njohur takoj
Rreth shtëpisë aty ku frymë marrë si dallandyshe
Pak më tej zbërthej një kohë të rinisë sime motesh
Student gjithandej… zgjojnë nostalgji shpirtit….!

Në qytetin e dijes… fluturojnë ëndërrat rinore
Zemrës i flas në thëllsi heshtje për vitet e shkuara
Te konaku për kafe shfletojmë kujtime të vjetra me miket..
Nganjëherë më dalin melodi këngë të lehta buzëve
Ato që më shoqet e korit ,, Lyra,, i këndojmë
Më rrjedhin vargje shpirtit si ujvarë shkëputur mali
Me dëshirë do t’i ktheja në melodi Prishtinës sime
Gjallërisë së saj ndjenjat e fikura ndezur mallit tim
Bukurisë plotë dashuri i përkushtohëm përjetsisht

E dritë mbushur qielli ytë sa herë preku ketë tokë…!!

Hyrije Jusufi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com