Vajzat dhe ylberi {Për fëmijë} – Nijazi Kastrati

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

VAJZAT DHE YLBERI

{ Për fëmijë }

Dalin në kopsht së bashku
Luna dhe Aela,
Të lumtura e të buzqeshura
Si herave të tjera.

Kur e panë Ylberin
Që kishte ra në lum,
Në kaltërsinë qiellore
Me ngjyra aq shumë.

Me Ylberin shumëngjyrësh
Ca fjalë i këmbyen
Kërkuan ca ngjyra
Që shumë u pëlqyen.

E dua të kuqen- tha Luna
Ngjyrën trëndafil,
Të jem e para në kopsht
Lule më ë mirë!

Unë e dua vjollcën
Lule në dritare,
Lëshoj aromë të mirë-tha Aela
Kur do hap petale!

-Jeni aq të bukura
S’keni nevojë për ngjyrë,
Ju zbukuroni kopshtin
E unë këtë natyrë!

24.04.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com