September 15, 2026
Xhuljeta Ferraj‎
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

“MUZA POETIKE”
………………………………………………………….
Ti je forca ime, kur më xhelozojnë,
Ti je këshetjella ime,kur stuhia më rrëmben,
Ti je ngushëllimi im, kur loti zbret nga sytë,
Ti je ledhatimi im,kur mërzia më pushton,
Ti je engjëlli im, vetëm ti i kupton plagët e mia,
Ti je busulla ime,kur e humbas drejtimin,
Ti je ilaçi im, sa herë lëkura më gërrvishtet,
Ti je miku më i mirë, nuk lodhesh duke më dëgjuar,
Ti je buzëqeshja ime,kur mërzia më ka pushtuar,
Ti je kuptimi i jetës,që nga dita që ma puthe buzën,
Ti je rrahja e zemrës,nënë lëkurën t’ime,
Ti je muzika ime e preferuar,
Ti je oksigjeni im, je “muza poetike” .
…………………………………………………………
Autorja-Xhuljeta-Ferraj-28/04/2020.♥️

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com