September 15, 2026

Ardhmëri e jetës – Natasha Ilia

natasha ilia
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ardhmëri e jetës

Fëmijët janë lule të bardha
Me këtë ngjyrë i krahasoj
Krijesa të ëmbla të pastra
Gëzimi i tyre kë nuk lumturoj

Ka në shpirtin e tyre fluturime
Si tullumbacet që mbajnë në dorë
Çiltërsia e tyre veç ëndërrime
Shpirti i dlirë fëminor

Gëzimi i tyre të jep krahë
Buzëqeshja e tyre ngazëllen
Brishtësia e kristaltë
Ku asgjëkundi se gjen

Në shpirt vetëm pafajsi
Sytë dritë gëzim e hare
Pëllumba paqe në kaltërsi
Zëra fëminor dashuri mbi dhe..!

N@t@sh@Ili@ Greece

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com