Unë e zjarri – Zymer H. Haliti
UNË E ZJARRI
(Me rastin e 5 Majit,ditës së DËSHMORËVE)
Para meje digjen drutë e zjarri më ngroh mua
Njëjtë si qiri i Naimit kur digjej e bënte dritë…
Kështu n’jetë është e vërteta,që s’duhet harrua
Dikush dogji vetën që ne të jetojmë të lirë…
E shoh zjarrin tek merr shumë flakë dhe tym
Kujtoj shumë njerëz të mëdhenjë nëpër vite
Ata u dogjën,u torturuan,u vranë për një qëllim
Që populli dhe atdheu të gëzojnë ditë lirie…
Për këtë vend e për këtë komb shqiptar
Kanë bërë shumë trima gjatë historisë
Ata luftonin,qëndronin u dogjën si zjarr
Duke mbetur simbole qëndrese të lirisë.
E shikoni ky zjarr do të shuhet,hiri do mbes
Por dikush nga ky zjarr u ngroh e shpëtoi
Çdo atdhetar që lindi,jetoi,luftoi dhe do vdes
Kuptoni njerëz: martirët cilido t’i respektoj !
Zymer H.Haliti
