A e di çfarë ? – Diturie Hasanaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

***
A e di çfarë ?
Në vitet e mia të lodhjes ,
kam vuajtur ,po po kam vuajtur..,
si vyshken ditët nji e nga nji,
ato ditë që kam lënduar veten,
dhe kuptim su kam dhënë për asgjë,
kam parë si digjet jeta për jetë,
dhe trupat si u tremben varreve,
po a shuhet etja për jetë ndonjëherë?
Po dhuratë më të madhe në botë a ka ?
Kur një njeri arrin të ndërrojë çdo gjykim,
dhe jetën e vet ta kthejë në krua…,
se të pish në kruan e dijes dhe përvojës..,
aty gjen ujë të gjallë..,
dhe turrma të etura ,
se njerëzit e ditur erdhën tju japin urtësi,
ndërsa unë erdha të mësoj prej jush…
12-4-2020 Di..Diturie Hasanaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com