Çelsin e buzëqeshjes zogu më dha – Sherife Malo Allko

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Çelsin e buzëqeshjes
Zogu më dha
*******************
Vajza meditonte e trishtuar
Shikimin ngulitur në hapësirë .
Fytyra e saj s’ka buzëqeshje
Zogu kur e pa u trishtua shumë .

E përhumbur në mendimet e pa anë ,
që shpirtin ja trazonin si vullkan .
Lotēt i rridhnin mbi mollëza e faqe
Lotë që ishin fare të pafaj ..

Fluturoi zogu nē gjithë hemisferën tokë
Mblodhi buzëqeshjet dhe gjithë mirësitë
Fluturoi kodra,male ,dete e oqeane
Në sqepin e tij mbante çelsin magjik .

Çelsin e hemisferës ,
që kishte gjithë mirësitë e botës .
Vajzës ia dhuroi me kënaqësi ,
që dhimbja dhe trishtimi mos kishin vënd në shpirtin e saj …!!

Sherife Allko
15.05.2020
Tiranē
Të drejtat e autores të rezervuar !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com