Dhëmbje mërgimtari ! – Bukurie Binjaku

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DHËMBJE MËRGIMTARI!

Në më pyet, se nga jam
Refugjat, në tërë dynjanë,
Nëse më thua, si po jetoj,
Shpirti plagë, lotët kulloi.

Nëse pyet si rroj, pa nënën
Jetim jam, si ylli pa Hënën,
Mos pyesni më, për kujtime,
Ikonë kur lashë, nënën time.

Nëse më thua, ti përse ike
Më bënë fukara, pa limite,
Pa bukë, fëmijët na i lanë,
Të detyruar e lamë Vatanë.

Humba bahçen, e shtëpinë,
Vëlla-motër, larg mallëngjim,
Mos më pyet, më për të tjera.
Në dyer bote, më shkoi jeta.

Nga shqiponja, më larguan
Si në një burg, më internuan,
Digju shpirt digju, pa shërim,
Qajë e vajto, për Shqipërinë.

Ti që më pyet, e lë një amanet
Në Mëmëdhe, sa dua me u tret,
Të puth tokën e të nxjerr mallë,
Që s’e gëzova sa, qesh e gjallë.

Bukurie Binjaku. 22. 5. 2020. GREQI.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com