Udhëtim nëpër furtuna – Bukurie Binjaku

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

UDHËTIM NËPËR FURTUNA.

Viteve ecur, udhëve të vështira
Dhëmbje duruar, krenaria-forcë,
Shpirt i bekuar, pa orë të mira,
Buzëqesh kur si lumi derdh lot.

Bërë shokë, shkëmbinj e krepa
Shpirti dëshmitar, ruan kujtim,
Por Hënës dritën, ia rrëmbeva,
Në tunelin e gjatë, pa mbarim.

Si një minator, dheun gdhënda
Copat e gurit, binin përmbi sy,
Shkriu-ngriu qeri, shpirti brënda,
Mundohej të mbante, pak dritë.

Për kaltërsi qielli, malli marrë
Yje Hënë imagjinuar, në shpirt,
Ecur territ guximin, si një vëlla,
Për mbi supe, pesha si një mal.

Sa vinte pesha, vetëm rëndohej
Si hekurudhë treni, mu bë tuneli,
Një lokomotivë, dritat i lëshonte,
Stacjoni i parë treni, pranë erdhi.

Derën të hapur, për mua mbante
U futa në vagon eci, me shpejtësi,
Si kam kaluar nën dhe në ato male,
Veç shpirt i lotuar, e një Zot e di.

Ky tren i bukur, e paska emrin jetë
Cep më cep vëndet, me udhëtarë,
Udhë ku njoha, ca njerëz të vërtetë,
Por të shumtit eh bëjnë, si të marrë.

Një rreze dielli, më erdhi në dritare
Mbi vesë ylberi, me njëmijë ngjyra,
Shoh përpara lënë prapa, ato male,
Pas një heroizmi, të ndriçon fytyra.

Bukurie Binjaku. 27. 5. 2020. GREQI.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com