Buzëqeshje e cunguar -Besnik Memelli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

BUZËQESHJE E CUNGUAR

Buzëqeshi qershori sot ditën e parë
edhe pse një buzëqeshje e cunguar,
fëmijët po ashtu me shpirt të vrarë
se ende pandemia nuk është shuar.

Frika në sytë e tyre lexohet qartë
edhe pse gëzimi ëmbël buzëqesh,
ju është vjedhur liria dreqi e martë
po sot dhe unë me fëmijët do qesh.

Me buzëqeshje ta vrasim ktë mortje
t’ju ikë ankthi dhe frika fëmijëve,
qënia e tyre mos ketë më heshtje
t’ju kthehen si më parë lumturive.

Besnik Memelli
01.06.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com